Ky është menaxheri shqiptar që e ndërmjetësoi transferimin e Jovicit në Real Madrid

Futboll

Ky është menaxheri shqiptar që e ndërmjetësoi transferimin e Jovicit në Real Madrid

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 16:19
Pamje nga takimi

Menaxheri shqiptar, Fali Ramadani ka ndërmjetësuar në transferimin e Luka Jovicit në Real Madrid. “Gazeta Express” ka siguruar fotografi ku shihet menaxheri i njohur shqiptar së bashku me futbollistin dhe presidentin e “Los Blancos”, Florentino Perez

Luka Jovic e kompletoi sot transferimin në Real Madrid, i cili ia bëri edhe prezantimin zyrtar.

Por, kush ishte i përfshirë dhe kush punoi që ky transferim të realizohej?

Siç mëson “Gazeta Express”, menaxheri i njohur shqiptar, Fali Ramadani ka ndërmjetësuar dhe ka ndihmuar që ky transferim të realizohet.

Gazeta e ka siguruar edhe fotografinë e prezantimit, ku Ramadani shihet së bashku me futbollistin më të ri të “Los Blancos” dhe me presidentin e Realit, Florentino Perez.

Jovic u transferua në Madrid nga Eintracht Frankfurti dhe sot u prezantua përpara tifozëve në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Para se të fillonte prezantimi, 21-vjeçari e vizitoi dhomën e trofeve të Real Madridit, ku gjenden edhe 13 trofetë e Ligës së Kampionëve.

Pas kësaj, ai doli në fushën e stadiumit.

Nga ana e tij, Ramadani viteve të fundit është njëri prej menaxherëve më të suksesshëm shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat