Gjigantët anglezë e duan Strakoshën, kushton 25 milionë euro

Futboll

Gjigantët anglezë e duan Strakoshën, kushton 25 milionë euro

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 17:02
Thomas Strakosha

Thomas Strakosha po bën paraqitje të shkëlqyeshme me Lazion dhe ato u kanë rënë në sy gjigantëve anglezë, të cilët ia kanë vënë syrin portierit të Kombëtares shqiptare

Thomas Strakosha është njëri prej portierëve më stabilë në kampionatin italian të futbollit.

Portieri shqiptar tash e sa vite po mbron me sukses në fanellën e Lazios.

Dhe, paraqitjet bravuroze të përfaqësuesit shqiptar u kanë rënë në sy klubeve të njohura shqiptare.

Sipas të së përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, interesim për Strakoshën kanë shfaqur dy klubet e njohura angleze, Arsenal e Tottenham.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, klubi nga Serie A e vlerëson portierin shqiptar 25 milionë euro.

Siç dihet, Thomas është i biri i portierit legjendar, Foto Strakosha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat