Në Itali e bëjnë fakt të kryer

Futboll

Në Itali e bëjnë fakt të kryer

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 17:04
Luçien Agume

Në pritje të akordit përfundimtar me mesfushorin Barela dhe Edin Xheko, Interi nuk ka humbur kohë për të siguruar një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për talentin francez Luçien Agume.

Mediat italiane raportojnë se palët kanë arritur marrëveshjen për transferimin e 17-vjeçarit të Soshosë në Milano, ndërkohë që mungon vetëm zyrtarizimi.

Mesfushori është aktivizuar në 16 takime me klubin që militon në Ligën 2 franceze, teksa ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Interit, të cilët e ndiqnin prej kohësh. Ky transferim pritet t’i kushtojë afro 4.5 milionë euro zikaltërve, teksa Agume do të transferohet fillimisht tek ekipi i të rinjve.

Në orët në vijim, në Milano pritet të mbërrijë dhe menaxheri i futbollistit, Xhibril Niang, për të firmosur zyrtarisht transferimin e mesfushorit 17-vjeccar, te klubi i Serisë A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat