Ramadani: S’e di si e mora numrin 9 te Shqipëria - Bota Sot
Ramadani: S’e di si e mora numrin 9 te Shqipëria

Futboll

Ramadani: S’e di si e mora numrin 9 te Shqipëria

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 17:51
Ylber Ramadani

Ylber Ramadani ishte një nga risitë e Edy Rejas në formacionin titullar të Shqipërisë ndaj Moldavisë.

I grumbulluar në kombëtare me urgjencë për të zëvendësuar Ledian Memushajn të dëmtuar, Ramadani arriti të linte shenjë në ndeshjen ndaj moldavëve duke realizuar golin e 2-0 pas një veprimi shumë të bukur teknik.

Në një intervistë, lojtari 23-vjeçari nga Ferizaj ka folur për emocionet që i dhuroi goli i tij parë me kombëtaren kuqezi, për numrin 9 që mbajti mbi shpinë dhe për një rikthim të mundshëm te Partizani pasi emri i tij po lakohet shumë në ambientin e kuq.

“Heqja e fanellës? Nuk e hodha por ishte gëzim pasi të nisësh kualifikueset me gol është e veçantë. Golin ia dedikoj familjes, stafit dhe atyre që ishin këtu.

“Numri 9? U çudita kur e pashë, por Memushaj më solli fat. Magazinieri na i bën numrat dhe më dha këtë 9. Besoj se ishte e llogaritur.”

Partizani? Aty flet menaxheri im. Nuk ka pasur asgjë dhe kam folur me menaxherin. Ka pasur vetëm biseda dhe rikthimin në Shqipëri nuk e shoh si hap mbrapa pasi Partizani luan në Champions League. Do të shoh se çfarë do të bëj pasi kam edhe 2 vite kontratë”, tha Ramadani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...