Malaga e Bares ëndërron La Liga-n me një gol të çmendur - Bota Sot
Malaga e Bares ëndërron La Liga-n me një gol të çmendur

Futboll

Malaga e Bares ëndërron La Liga-n me një gol të çmendur

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 22:10
Deportivo La Coruna dhe Malaga

Deportivo La Coruna dhe Malaga e mesfushorit shqiptar Keidi Bare po ndeshen në "Riazor" në ndeshjen e parë gjysmëfinale të fazës play off, që do të përcaktojë skuadrën që do të luajë në La Liga sezonin e ardhshëm.

Malaga ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 2-1 falë një goli të jashtëzakonshëm të realizuar në minutën e 37-të nga Ontiveros. Takimi është zhbllokuar nga miqtë në minutën e 18-të me Hernandez, por Deportivo është kundërpërgjigjur pas vetëm 3 minutash me një penallti të Fernandez. 

Për sa i takon Bares, sulmuesi shqiptar është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 30-të për një faull taktik, që shpëtoi ekipin e tij nga pësimi i golit të dytë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...