Alarm hajdutësh në Madrid, boshatisen shtëpitë e dyshes së Real

Futboll

Alarm hajdutësh në Madrid, boshatisen shtëpitë e dyshes së Real

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 22:23
Alvaro Morata

Nis të jetë një alarm i vërtetë ai i hajdutëve në Madrid. Pasi kanë grabitur shtëpinë e Alvaro Morata, sulmuesit të Atletico Madrid, teksa ai luante me përfaqësuesen e Spanjës, kriminelët kanë boshatisur së fundmi edhe banesat e Isco e Zidane, respektivisht mesfushorit dhe trajnerit të Real Madrid.

Sipas raportimeve të “AS”, që i referohet konkluzioneve të policisë spanjolle, sulmi është realizuar nga profesionistë të vërtetë. 

Policia e kryeqytetit spanjoll, e shqetësuar nga rrjedha që kanë marrë ngjarjet, ka këshilluar të gjithë futbollistët që të përdorin me kujdes rrjetet sociale, për të evituar furnizimin e hajdutëve me çdo detaj që mund të rezultojë në dobi të kriminelëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat