Zbulohet shuma e premive që fituan futbollistët e Shqipërisë

Futboll

Zbulohet shuma e premive që fituan futbollistët e Shqipërisë

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 11:19
Zbulohet shuma e premive që fituan futbollistët e Shqipërisë

Shqipëria siguroi një tjetër trepikësh në edicionin kualifikues.

Ndonëse presidenti Armand Duka e konsideroi si një “detyrë shtëpie” fitoren përballë Moldavisë, institucioni i futbollit në vend ka një kontratë të pashkruar me kuqezinjtë.

Për secilën fitore, është vendosur që Kombëtarja të marrë një shpërblim të vendosur nga Komiteti Ekzekutiv. “Panorama Sport” mëson se respektivisht për futbollistët, kjo shifër korrespondon me një pagesë ekstra prej 2 mijë eurosh për secilin.

Të paktën për lojtarët titullarë kjo është shifra shpërblyese, ndërkohë që për ata të cilët aktivizohen nga stoli, shifra është disi më e ulët. Jo vetëm kaq, por kuqezinjtë që nuk luajnë dhe që e ndjekin përballjen nga tribuna, kanë gjithashtu një pjesë të shpërblimit.

Mirëpo, teksa vlera totale për një fitore në shtëpi shkon deri në 70 mijë euro, pjesë shpërblyese merr edhe stafi teknik.

Në bazë të kontratave të secilit, është e përcaktuar edhe përqindja e shpërblimit që korrespondon përkatësisht për trajnerin, ndihmësit dhe stafin.

Sigurisht që për skuadrën, lojtarët dhe gjithkënd që kontribuon në ekipin Kombëtar, shpërblimi nuk merret fare në konsideratë, për kënaqësinë dhe për vetë nderimin që merr secili që vesh atë fanellë, nga FSHF, është vendosur një kontratë mirëkuptimi me skuadrën që çdo fitore brenda vendit do të ketë një shpërblim të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat