Zgjohet Teuta

Futboll

Zgjohet Teuta

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 11:28
Alexandros Kouros

Teuta ka prezantuar më në fund mbrojtësin Alexandros Kouros. Fotot e prezantimit zyrtar ishin bërë publike më përpara në Panorama Sport, por tashmë klubi ka kuptuar se duhet ta prezantojë futbollistin dhe vetë... pas dy ditësh! Sjellje dinjitoze e një klubi që pretendon të arrijë nivelet europiane. 

Mbrojtësi i krahut të majtë është një përforcim mjaft i goditur nga ana e durrsakëve. Ai ka luajtur në Superligën greke, ndërsa sezonin e fundit e mbylli në skuadrën e Kerkyrës në ligën e dytë. Kouros ishte dhe pranë Kukësit, por nuk u gjet gjuha e përbashkët mes palëve. 

Njoftimi - "Klubi i futbollit Teuta njofton marrveshjen me mbrojtësin e majtë Alexandros Kouros. Alexandros Kouros është futbollisti më i ri i Teutës. Mbrojtësi ka kryer vizitat mjekësore paraditen e sotme, teksa më pas ka zbritur në zyrat e 'Stadiumit Niko Dovana', për tu prezantuar. Më parë lojtari ka luajtur me ekipin e Kerkyra FC", - shkruhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat