Ky është lajmi i fundit për stadiumin e Kosovës

Futboll

Ky është lajmi i fundit për stadiumin e Kosovës

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 15:04
Ky është lajmi i fundit për ndërtimin e stadiumit të Kosovës

Delegacioni i FFK-së në krye me presidentin Agim Ademi, nënkryetarin Agim Dibrani, anëtarin e KE, Mirsad Çollakun dhe zv/sekretarin Arianit Ahmeti qëndruan sot për vizitë pune në Prizren, ku u takuan me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe stafin e tij. Temë e bisedës ishin stadiumet të cilat janë ende në përfundim e sipër si dhe projektet e reja të përbashkëta, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës sportive në vend. Presidenti Ademi e falënderoi ministrin Gashi për përkrahjen dhe ndihmën që i ka dhënë futbollit, sidomos në përmirësimin e infrastrukturës, që ishte e mangët. Po ashtu një falënderim të veçantë presidenti ia bëri për Stadiumin Kombëtar, projekt i cili do të prezantohet nesër si dhe për memorandumin e nënshkruar ndërmjet dy institucioneve. Ndërkaq, ministri Gashi e uroj presidentin Ademi për punën e mirë dhe profesionale që po bën në krye të FFK-së si dhe për rezultatet e mira. Po ashtu, ministri e njoftoi delegacionin e FFK-së se është shpallur fillimi i punimeve për 6 fushat me bari sintetik, projekt ky në partneritet mes MKRS-së, FFK-së dhe komunave, si dhe fillimi i punës për rinovimin e stadiumit olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, i cili do t’i plotësojë kriteret e kategorisë së 4-t të UEFA. Me theks të veçantë ministri Gashi përgëzoj futbollistët e futbollistet e ekipeve kombëtare, presidentin Ademi dhe të gjithë futbolldashësit për fillimin e ndërtimit të Stadiumit Kombëtar, duke theksuar se një stadium të tillë e meriton ekipi i Dardanëve, i cili po i jep imazh suksesi vendit dhe krenari e emocion të veçantë tifozëve dhe gjithë kombit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat