Reali thyen rekordin

Futboll

Reali thyen rekordin

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 16:09
Reali i Perezit thyen rekordin

Me blerjen e Mendi nga Lioni, Reali arriti shifrën e 303 milionë eurove të shpenzuara në merkato, pa u futur ende mirë në të.

Kjo shifër është rekord për Realin, e cila ka thyer shifrën prej 258 milionë eurosh të vendosur, në verën e vitit 2009, kur u ble Ronaldo dhe Kaka.

Deri në këto momente, Reali ka blerë Rodrigon 45 milionë euro, Militao 50 milionë euro, Joviç 60 milionë euro, Hazard 100 milionë euro dhe Mendi 48 milionë.

‘Los Blancos”  kështu me 5 blerje kanë tejkaluar rekordin dhe kanë sytë nga blerjet e tjera, për të fuqizuar skuadrën, për Ligën e Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat