Shqipëria zbret sërish në renditje

Futboll

Shqipëria zbret sërish në renditje

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 17:10
Shqipëria zbret sërish në renditje

Zhvillimi i ndeshjeve kualifikuese pritet që të pasqyrohet në renditjen e FIFA-s, nëse në top 10 e ekipeve kryesuese, ndryshimet kanë të bëjnë mes Anglisë dhe Kroacisë, Belgjika dhe Franca kryesojnë klasifikimin.

Në ekipet e kreut të renditjes së FIFA-s, përditësimi i rezultateve pritet që të ketë ndryshime me vetëm një pozicion për Portugalinë dhe për “Tre Luanët”. Ndërkohë, sa i përket Grupit H, në bazë të përllogaritjeve, humbja ndaj Islandës pritet t’i kushtojë më shumë Shqipërisë sesa fitorja ndaj Moldavisë.

Kjo për vetë koeficientët që kanë dy skuadrat kundërshtare me të cilat është ndeshur skuadra jonë përfaqësuese. Islanda pritet të humbasë terren ndaj Turqisë, ndërkohë që Moldavia dhe Andorra janë në zbritje. Për Kosovën, përditësimi i klasifikimit të FIFA-s pritet që ta gjejë sërish në rritje. “Dardanët” nuk njohin humbje prej 14 ndeshjesh radhazi dhe në klasifikim pritet përditësim dhe rritje e pozicionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat