Chelsea: Juve, paguaj ose harroje Sarrin!

Futboll

Chelsea: Juve, paguaj ose harroje Sarrin!

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 17:52
Chelsea: Juve, paguaj ose harroje Sarrin!

Pa trajner prej largimit të Max Allegrit në fund të sezonit të mbyllur pak javë më parë, Juventusi është ende në pritje të Maurizio Sarrit dhe tashmë zbulohet arsyeja pse po zvarritet gjithçka. Klubi anglez refuzon ta lërë të lirë falas Sarrin, ndryshe nga sa shpreson Juventusi, që deri tani nuk ka bërë asnjë koment për trajnerin e ri, duke shpresuar që Chelsea të lodhet i pari. Megjithatë, Sarri ka edhe dy vite kontratë me të kaltrit, me 5 milionë funte në sezon. Ndërkaq, Juve i ofron 7 milionë euro në vit dhe marrëveshja është arritur, por tashmë Chelsea kërkon me ngulm 10 milionë funte dhe udhëtimi i drejtorit sportiv të Juves, Fabio Paratici, të mërkurën në Londër, nuk ka çuar te ndonjë zgjidhje e ndërmjetme. Chelsea: Juve, paguaj ose harroje Sarrin!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat