Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, është shndërruar në një nga emrat më të përfolur në merkato, madje së fundmi, shkodrani ka arritur t’i rrëmbeje skenën belgut Eden Hazard, i cili do të prezantohet ditën e sotme te Reali i Madridit.
Presigjiozia spanjolle “AS” ka preferuar lajm të parë, interesimin e Atletikos së Madridit për Hysajn, duke snobuar kështu “yllin” belg.