Superkompjuteri ka parashikuar sezonin 2019.20 të Premierligës, dhe renditjen përfundimtare në tabelën e kampionatit anglez, pas zbulimit të çifteve për xhirot e këtij edicioni.
Skuadrat e Premierligës sot kanë mësuar se cilët do të jenë kundërshtarët e tyre për sezonin e ardhshëm.
Liverpool do ta nis kampanjën më 9 gusht, si vendas, kundër skuadrës së Norwich City.
Skuadra e Manchester City në anën tjetër e nis edicionin në udhëtim, kundër skuadrës së West Ham United.
Por, kush mund ta fitojë kampionatin anglez edicionin e ardhshëm? Këtë e ka parashikuar superkompjuteri.
Sipas ‘SportNation.Bet’, kështu pritet të jenë rezultatet.
Manchester City
Liverpool
Tottenham
Chelsea
Manchester United
Arsenal
Wolves
Newcastle
Everton
Leicester City
West Ham
Watford
Southampton
Crystal Palace
Bournemouth
Aston Villa
Brighton
Burnley
Norwich City
Sheffield United
Pra, sipas parashikimit të Superkompjuterit, Manchester City do të fitojë titullin e tretë radhazi, kurse për Liverpool do të vazhdojë pritja.