Prezantim madhështor, por Hazard nuk e thyen dot Ronaldon në sfidën e parë!

Futboll

Prezantim madhështor, por Hazard nuk e thyen dot Ronaldon në sfidën e parë!

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 20:20
Eden Hazard

Eden Hazard u prezantua para tifozëve të Real Madridit, duke u konfirmuar si ylli i tyre më i ri.

Pritje madhështore për belgun, që tej mbushi shkallët e “Santiago Bernabeu” dhe mori vëmendjen e të gjithë medieve sportive, në mbarë botën.

Gjithsesi kjo nuk ka mjaftuar sepse rekordin për pjesëmarrjen më të lartë të tifozëve në “Bernabeu” e mban Cristiano Ronaldo. Plot 70 mijë tifozë e kanë ndjekur nga afër prezantimin e portugezit në vitin 2009, ndërsa për belgun kanë shkuar 50 mijë tifozë të “Los Blancos”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat