Tifozët e Real Madrid zero respekt për Hazard: Duam Mbappen

Futboll

Tifozët e Real Madrid zero respekt për Hazard: Duam Mbappen

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 22:32
50 mijë tifozë ishin mbledhur në ‘Santiago Bernabeu’ për të përcjell prezantimin e Eden Hazard tek Real Madrid.

Tifozët e Real Madrid nuk kanë mundur të shfaqin më shumë mos respekt sesa kanë bërë sot në raport me Eden Hazard.

50 mijë tifozë ishin mbledhur në ‘Santiago Bernabeu’ për të përcjell prezantimin e Eden Hazard tek Real Madrid.

Përkundër numrit të madh të tifozëve, gjërat nuk shkuan si më së miri për yllin belg të futbollit.

Tifozët ‘Los Blancos’ brohoritën emrin e Kylian Mbappe gjatë prezantimit të Hazard.

Këto brohoritje të tifozëve shkuan në drejtim të Florentino Perez, si një mesazh i qartë se çfarë duan tifozët e skuadrës.

Perez më parë ka bërë të ditur se mbretërit nuk dëshirojnë transferimin e Mbappe apo Neymar, por me ngjarjet e sotshme mbetet të shihet nëse do të ndryshojë ndonjë gjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat