Serbia pritet ta emërojë selektor njeriun me prejardhje shqiptare, në plan edhe njëri që doli nga Ramiz Sadiku

Futboll

Serbia pritet ta emërojë selektor njeriun me prejardhje shqiptare, në plan edhe njëri që doli nga Ramiz Sadiku

Nga: Kemajl Goca Më: 14 qershor 2019 Në ora: 11:31
Lubisha Tumbakoviq

Lubisha Tumbakoviq, me prejardhje shqiptare, që sipas disa mitrovicasve, thonë se ata janë familje e vjetër në Mitrovicë dhe me mbiemër Tumbaku, ndërsa ka edhe të atillë që thonë se këta janë si mungol.

Pavarësisht kësaj, shumica thonë se Lubisha është me prejardhje të gjakut shqiptar, por për shkak që, sipas disave, babai i tij, e disa thonë gjyshi i tij,  ishte martuar në Beograd dhe e kanë ndërruar mbiemrin nga Tumbaku në Tumbakoviq.

Prandaj, Tumbakoviq nuk e kishte udhëhequr Malin e Zi kundër Kosovës, sepse sipas tij, ka pasur kërcënime nga Serbia.

Dhe, Lubisha i ka harruar rrënjët e tija, tani e mban vetën goxha si serb dhe tani Serbia planifikon ta emërojë selektor në vend të Mladen Krstajiçit, sigurisht kjo edhe si shpërblim që ka dëgjuar urdhrat e Beogradit!  Bile siç thotë edhe komentatori ynë, Agim Kasapolli, në një rast Lubisha i ka thënë që është me prejardhje shqiptare. Megjithatë Lubisha i fsheh rrënjët e tija, se bukën e ka në Beograd dhe nuk do që të prishet me një Serbi që ka mendësi primitive.

Jo vetëm ky, në kombinim është edhe Goran Gjoroviq, pionier i Ramiz Sadikut të Prishtinës dhe Prishtinës në vitet e 80-ta, që u zbulua dhe formua nga dora e trajnerëve shqiptar, bile një kohë të gjatë ka pasur trajner Ajet Shoshollin dhe Hysni Maxhunin kur Prishtina garonte në Ligën e Dytë Unike në ish Jugosllavi (1989-1991). Prandaj, Serbia të dëgjueshmit edhe do t’i shpërblejë, siç është Tumbakoviqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat