Në emër të zviceranit publikohet një foto e dhimbshme e Kosovës! - Bota Sot
Në emër të zviceranit publikohet një foto e dhimbshme e Kosovës!

Futboll

Në emër të zviceranit publikohet një foto e dhimbshme e Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 qershor 2019 Në ora: 12:06
Zvicerani publikon një foto të dhimbshme të Kosovës!

Historia e sportit të Kosovës është shumë e dhimbshme! Një histori tronditëse, kur kujtohen periudhat e viteve të 90-ta, kur Serbia pushtuese përzuri sportistët tanë nga stadiumet dhe objektet sportive!

Image

Foto e ilustruar në faqen e Challandes

Përzgjedhësi i Kosovës, zvicerani Bernard Challandes, që po bën një punë të madhe, po bën histori me rezultate, edhe pse nuk dihet se a është faqe zyrtare e tij ky facebook apo e ka hapur dikush në emër të tij, janë postuar dy foto (të ilustruara), njëra e viteve të 90-ta dhe tjetra e kohës së tanishme të kombëtares tonë, që po mahnit botën me suksese.

Image

Një fotografi e dhimbshme e viteve të 90-ta, ku shihen futbollistët tanë, në lumin e ftoftë, duke u pastruar pas një ndeshje. Kjo fotografi e asaj periudhe padyshim se  prek të gjithë! Raportohet se ky facebook nuk është i Bernard Challandes, ku janë të shënuar të dhënat se ai është i punësuar në FFK. Prandaj, një zyrtar nga FFK konfirmon se dikush e ka hapur në emër të tij këtë facebook dhe poston foto. "Challandes nuk ka facebook", tha një zyrtar i FFK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...