Kosova vazhdon të ngjitet në renditjen e FIFA-s

Futboll

Kosova vazhdon të ngjitet në renditjen e FIFA-s

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 12:25
Foto

Sot FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve.

Kosova nuk ka të ndalur. Si në fushë ashtu edhe në renditjen e FIFA-s, përfaqësuesja e Kosovës në futboll vazhdon të përparojë gjithnjë e më shumë.

Gjatë ditës së sotme FIFA ka zbuluar renditjen më të re dhe aty shihet se Kosova është ngjitur për gjashtë vende. Tani Dardanët renditen në vendin numër 121 të FIFA-s.

Kjo ngjitje vjen pas dy rezultateve pozitive në kualifikimet për Euro 2020, ku fillimisht Kosova barazoi në Podgoricë 1-1 ndaj Malit të Zi, si dhe triumfi ndaj Bullgarisë në Sofje me rezultat 3-2.

Ndërkohë kombëtarja e Shqipërisë vazhdon të bie. Kuqezinjtë radhiten në vendin e 66-të dhe kanë humbur plot katër pozita.

Shqipëria është mundur nga Islanda 1-0 dhe e ka mposhtur në Elbasan, kombëtaren e Moldavisë.

Vendi i parë ende i takon Belgjikës, e cila ndiqet nga Franca, Brazili, Anglia, Portugalia, Kroacia, Spanja, Uruguai, Zvicra dhe Danimarka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat