Talenti shqiptar nënshkruan me ekipin kroat

Futboll

Talenti shqiptar nënshkruan me ekipin kroat

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 12:57
Talenti shqiptar nënshkruan me ekipin kroat

Arbër Mehmetllari ka firmosur për katër vite me Lokomotivën e Zagrebit.

Pasi u shpall golashënuesi më i mirë i ekipit U-19 të Lokomotivës së Zagrebit me 13 gola, 8 në kampionat dhe 5 në kupë, lojtari i lindur në vitin 2000 firmosi kontratën profesioniste me bardheblutë deri në vitin 2024.

Futbollisti do të jetë pjesë e ekipit kroat në fazën përgatitore. Ai i bashkohet Lirim Kastratit, Myrto Uzunit dhe Jon Mersinajt, futbollistët e tjerë shqiptarë në pronësi të Lokomotivës së Zagrebit.

Mehmetllari, ka qenë edhe pjesë e Shqipërisë U-19 kur kjo grupmoshë drejtohej nga Erjon Bogdani.

Në sezonin e ri do të shohim tre shqiptarë si pjesë e skuadrës kroate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat