Situatë e jashtëzakonshme tek Liria

Futboll

Situatë e jashtëzakonshme tek Liria

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 13:51
Situatë e jashtëzakonshme tek Liria

16 anëtarë të Kuvendit Komunal në Prizren e kanë nënshkruar kërkesën për mbledhje të jashtëzakonshme me një pikë të rendit të ditës.

“Pezullimi i financimit të KF “liria” për shkak të keqmenaxhimit dhe formimi i një komisioni nga Kuvendi Komunal 5 deri 7 anëtarë deri në një vendim të ri”

Ilir Baldedaj, inicues i kësaj kërkese në faqen e tij në FB kërkesën e shoqëron me këtë tekst:

E kam tërhequr vërejtjen që nga ditët e para se fati i Lirisë, do të jetë ky, rënia nga superliga dhe kjo ka ndodhur.

Kam kërkuar reagim nga Drejtoria e Kulturës dhe nga kreu i Komunës, por të gjitha reagimet kanë has në vesh të shurdhër.

E udhëhequr nga “kuzhinier” e “dilerë devizash” Liria nuk ka mundur të ketë përfundim tjetër.

Nëse këta kuzhinier e diler devizash vazhdojnë ta udhëheqin Lirinë, Klubi ynë me traditë do të vazhdojë të shkatërrohet, prandaj duke e parë gjendjen e këtillë kamë mbledhur nënshkrimet për Mbledhje të Jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal.

Kërkesa e parë është ndalja e financave komunale për “matrapazët” ndërsa formimi i një Komisioni nga të gjitha partitë politikë është kërkesë për gjetjen e zgjidhjes që Liria të kthehet aty ku e ka vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat