Ky është stadiumi modern i Kosovës, kallu Serbi kallu!

Futboll

Ky është stadiumi modern i Kosovës, kallu Serbi kallu!

Nga: K. Goca Më: 14 qershor 2019 Në ora: 14:06
Ky është stadiumi modern i Kosovës, kallu Serbi kallu!

Ky është projekti i stadiumit modern të Kosovës, një stadium që kahmoti na duhet. A thua, si do të reagojnë fqinjët tanë, Serbia, cila do të jetë budallaqja e radhës prej tyre?  A do t’i pengon serbët stadiumi modern, a mos vallë mund t’ia zërë diellin? Asgjë më shumë se veç mund të kallet Serbia nga inati që Kosova me hapa të mëdhenj po ngritët dhe po mahnitin me rezultate. 
“Sot në muzeun e Kosovës është prezantuar projekti i Stadiumit Kombëtar, i cili do të ndërtohet në afërsi të Drenasit. Të pranishëm në ceremoninë e prezantimit të këtij projekti ishin kryeparlamentari, Kadri Veseli, ministri i sportit, Kujtim Gashi, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, kryetari i KOK-ut, Besim Hasani, futbollisti i Kombëtares, Milot Rashica, familja Vokrri dhe shumë personalitete tjera nga institucionet dhe jeta sportive.

Image

Ministri i sportit, Kujtim Gashi, vuri në dukje se ky është një projekt kapital dhe më i madhi sa i përket investimeve në vendin tonë, derisa rruga deri te kjo ditë sipas tij nuk ka qenë e lehtë”, thuhet nga FFK. Arkitekti i këtij projekti, turku Murat Tabllandioglu që e ka bërë prezantimin e projektit të Stadiumit Kombëtar, i cili është planifikuar t’i ketë 30 mijë ulëse dhe që parashikohet të fillojë ndërtimi i tij këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat