Ajo që kanë bërë futbollistët U15 të Romës pasi e mposhtën Milanin në luftë për titull ta ngroh zemrën

Futboll

Ajo që kanë bërë futbollistët U15 të Romës pasi e mposhtën Milanin në luftë për titull ta ngroh zemrën

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 16:49
Pamje nga ndeshja

Futbollistët janë rol modelë për të rinjtë.

Fëmijët i shohin futbollistët profesionistë si objektivë ku dëshirojnë të arrijnë ata kur të rriten. Kopjojnë gjithçka që bëjnë ata – nga mënyra si luajnë, si sillen në fushë etj.

Të rinjtë mund të kopjojnë edhe sjelljen negative duke simuluar apo sharë gjyqtarët,.

Mirëpo, sjellja e mirë gjithashtu shërben si edukatë për të rinjtë.

Shpesh shohim futbollistët profesionistë duke i ngushëlluar kundërshtarët pasi i mposhtin në një ndeshje. Nuk ndodh gjithmonë, por është padyshim gjë e natyrshme.

Dhe djelmoshat e rinj U15 të Romës e bënë pikërisht këtë, pasi mposhtën Milanin në luftën për titull, të enjten.

Në vend se të festonin pas vërshëllimës së fundit, ata u ulën për të biseduar me kundërshtarët, duke u ofruar atyre fjalë miradie.

Shikoni videon e mëposhtme. Gjëra që ta ngrohin zemrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat