Tirana nuk ndalet

Futboll

Tirana nuk ndalet

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 17:09
Tirana nuk ndalet

Pas Elton Kalesë, Tirana ka zyrtarizuar një tjetër përforcim ditën e sotme. Bëhet fjalë për futbollistin argjentinas Agustin Torasa.

30-vjeçari, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e Flamurtarit, ka nënshkruar për një vit me bardheblutë, me opsion për të vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit tjetër.

Kujtojmë që në të kaluarën, argjentinasi ka veshur edhe fanellën e Partizanit, teksa do të nisë një aventurë të re me klubin tjetër të kryeqytetit. Torasa do t’i bashkohet Tiranës në ditët e para përgatitore në muajin korrik.

Agustin Torrasa eshte zyrtarisht bardheblu. Sulmuesi argjentinas ka nenshkruar marreveshjen qe e ben pjese te Tiranes per sezonin e ardhshem me opsionin per te vazhduar bashkepunimin edhe me nje tjeter vit.

Torrasa vjen si nje perforcim me shume vlera per skuadren bardheblu. Ish futbollisti i Flamurtarit do ti bashkohet Tiranes ne ditet e para pergatitore ne muajin korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat