Tri skuadra të Premierligës e duan Strakoshën, Lazio kërkon 50 milionë euro

Futboll

Tri skuadra të Premierligës e duan Strakoshën, Lazio kërkon 50 milionë euro

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 17:36
Thomas Strakosha

homas Strakosha i shumëdëshiruar në Premier League. Janë të paktën tre ekipe angleze që synojnë të marrin shërbimet e portierit shqiptar, i cili edhe në sezonin që sapo u mbyll tregoi një nivel të lartë në Lazion, ekipi me të cilin fitoi edhe Kupën e Italisë.

Sipas medieve nga përtej Adriatikut, dy klubet londineze, Arsenali dhe Tottenhami, por edhe West Hami, e kanë seriozisht për portierin kuqezi.

Pak ditë më parë, “Corriere della Sera” shkroi për një interesim të “Topçinjve”, por tashmë është shtuar konkurrenca për kartonin e tij.

Mund të thuhet që në Angli janë “dashuruar” me Strakoshën, për të cilin presidenti i lacialëve, Lotito, kërkon jo pak por 50 milionë euro.

Mbetet për t’u parë nëse klubet e sipërpërmendura janë të gatshme për të plotësuar kërkesën e numrit 1 të Lazios. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat