Messi gaboi me portën bosh, shikoni çfarë i shkruan Erjona Sulejmani

Futboll

Messi gaboi me portën bosh, shikoni çfarë i shkruan Erjona Sulejmani

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 17:56
Messi gaboi me portën bosh, shikoni çfarë i shkruan Erjona Sulejmani

Një nga faqet më të ndjekura të humorit dhe ironisë mbi futbollin “chefaticalavitadabomber”, postoi ditën e djeshme një video të Lionel Messit gjatë stërvitjes me Argjentinën, teksa “pleshti” shfaqet duke gabuar me portën e boshatisur vetëm pak metra larg saj.

Kjo gjë i ka habitur të gjithë, të cilët janë mësuar të shohin magjira nga “ylli” argjentinas dhe duket e habitshme se si Mesi e ka çuar jashtë portës atë top.

Ndërkohë, teksa video e tij po bën xhiron e internetit, në mbështetje të argjentinasit, ka dalë modelja shkodrane Erjona Sulejmani. Ish-bashkëshortja e Blerim Xhemajlit, është munduar ta ngushëllojë Messin, duke komentuar: “I ndodh edhe më të mirëve”. Komentin e saj, Erjona e ka shoqëruar dhe me disa “emoji”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat