Ramiz Lladrovci befason me një deklaratë për Stadiumin nacional

Futboll

Ramiz Lladrovci befason me një deklaratë për Stadiumin nacional

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 19:05
Ramiz Lladrovci befason me një deklaratë për Stadiumin nacional

Është prezantuar projekti për stadiumin e ri kombëtar që pritet të fillojë ndërtimin së shpejti në afërsi të Drenasit. Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Projekti i Stadiumit nacional me objektet ndihmëse, i cili sot u prezantua për opinion, shënon suksesin e radhës për komunën tonë, realizim i premtimit tonë, Drenasi me stadium nacional. Stadiumi nacional, me vlerën e vet si objekt sportiv me standardet e FIFA-s, do të jetë arenë e luanëve tanë, dëshmitarë të fitoreve sikur ato të deritashme. Aty, ne do të ofrojmë mikpritje tradicionale, por fitoret do të jenë tonat”, ka shkruar Ramiz Lladrovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat