Lionel Messi është fajësuar ndër vite për ndikimin në vendimmarrje si te Barcelona, ashtu edhe te Argjentina.
Por, Luis Suarez ka reaguar dhe ka bërë të ditur se këto diskutime e lëndojnë shumë 10-shin magjik te Barcelonës.
Uruguaiani e bëri të qartë se kapiteni i Katalunasve kurrë nuk ka tentuar t’ua imponojë mendimin e tij.
“Shoh shpesh që thonë se Messi nuk e do atë, nuk e do këtë, por ai nuk thotë asgjë”, u shpreh Suarez për Fox.
“As për trajnerin, as për lojtarë, për askënd”, shtoi Suarez, duke insistuar se Messi nuk përzihet në punët e të tjerëve.
“Të njëjtin mendim e kanë edhe për te ekipi kombëtar, ata e pyesin për gjëra e gjëra, kurse ai iu thotë; ‘mos më pyesni për asgjë, vendosni vet. Po flasim për gjitha këto gjëra dhe me të vërtetë këto e lëndojnë sepse është qenie njerëzore”.
“Një futbollist duhet të mësohet me kritika të fansave, por jo edhe me ato të jashtme”.