“Jam shumë i lumtur për transferimin në Madrid”

Futboll

“Jam shumë i lumtur për transferimin në Madrid”

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 21:41
Takefusa Kubo

Takefusa Kubo është shprehur i lumtur për trasnferimin nga Tokyo FC te Real Madridi.

Barcelona e kishte pasur në skuadër 18-vjeçarin, mirëpo ai ishte kthyer në Japoni në vitin 2015, pasi që vitin 2014 Barcelona ishte dënuar nga FIFA për transferimin e tij dhe lojtarëve të tjerë të rinj.

Kubo, që rrjedh nga akademia La Masia, vendosi që mos të kthehet në Barcelonë, duke iu bashkuar rivalit më të madh të katalunasve, Real Madridit.

Nga Brazili, ku Japonia gjendet për Copa America, 18-vjeçari, që njihet edhe si “Messi i Japonisë”, ka folur shkurtimisht për Marcan për transferimin në Real.

“Transferimi në Madrid? Jam shumë i qet, është një ditë normale, por në anën tjetër jam shumë i lumtur”, tha Kubo për MARCA.

18-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare dhe do të luajë për Real Madrid Castillas sezonin tjetër dhe do të fitojë 1 milion euro në sezon.

Ai debutoi me Japoninë ditë më parë në miqësore, para startit të Kupës së Amerikës, derisa raportohet se pritet të ketë një vend në 11-she për garën që do të zhvillohet në Brazil. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat