Rriten shpresat e Liverpool për Timo Werner

Futboll

Rriten shpresat e Liverpool për Timo Werner

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 22:17
Timo Werner

Janë rritur shpresat për skuadrën e Liverpool që të arrijë një marrëveshje me sulmuesin gjerman, Timo Werner.

Liverpool është duke vëzhguar situatën e sulmuesit të RB Leipzig tash e disa kohë, por nuk kanë arritur që të arrijnë ndonjë marrëveshje me të.

Së fundmi, ‘The Mirror’ raporton se Bayern Munich kanë shuar interesimin për Werner, duke hapur dyert për Liverpool.

Kampionët e Bundesligës ishin në ‘pole position’ që të nënshkruanin me lojtarin, por kanë ndryshuar fokusin, duke kthyer vëmendjen kah Leroy Sane.

Vlera e Werner sipas skuadrës së Leipzig është 50 milionë funte, shifër kjo që mund të ulë edhe dëshirën e Liverpool.

Mbetet të shihet nëse skuadra e Jurgen Klopp do të bëjë edhe hapat e fundit për të transferuar lojtarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat