Largohen gjashtë futbollist nga klubi i Prishtinës

Futboll

Largohen gjashtë futbollist nga klubi i Prishtinës

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 00:10
Prishtina

Pefqeli e Hoxha janë të fundit që i kanë dhënë lamtumirën Prishtinës. Derisa tashmë janë larguar edhe Marjo Morina, Jamal Arago, Alen Jasharoski dhe Kastriot Selmani.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi nga kryeqyteti përmes një postimi në llogarinë zyrtare në rrjetin social Facebook.

Prishtina ka njoftuar se Pefqeli e Hoxha “nuk kanë pranuar ofertat nga klubi dhe kanë vendosur të largohen”.

Ndërsa, Marjo Morina, Jamal Arago dhe Alen Jasharoski janë futbollistë të lirë, pasi atyre iu ka skaduar kontrata.

Kurse Kastriot Selmani, “edhe pse kishte kontratë edhe për gjashtë muaj, Prishtina e ka liruar me kërkesën e tij”.

Postimi i plot e klubit në Facebook:

Pefqeli e Hoxha nuk pranojnë ofertat

Klubi falënderon të larguarit

Prishtinë, 14 qershor 2019 – Mergim Pefqeli dhe Arbër Hoxha nuk kanë pranuar ofertat nga klubi dhe kanë vendosur të largohen.

Ndërsa, Marjo Morina, Jamal Arago, Alen Jasharoski iu është skaduar kontrata dhe janë futbollistë të lirë. Kastriot Selmani edhe pse kishte kontratë edhe për gjashtë muaj, Prishtina e ka liruar me kërkesën e tij.

Pefqeli, sulmuesi i krahut 25 vjeç, është fëmijë i Shkollës së futbollit të FC Prishtina dhe 3 vitet me fanellën e parë ka regjistruar 83 paraqitje (27 zëvendësuar/41 zëvendësues), 11 gola dhe 2 asistime.

Hoxha, sulmuesi i krahut, 20 vjeç, me Prishtinën në 3 edicione ka regjistruar 50 paraqitje (11 zëvendësuar/31 zëvendësues), 5 gola dhe 4 asistime.

Morina, sulmuesi 26 vjeç, gjatë një viti qëndrim ka regjistruar 30 paraqitje (14/9), 8 gola dhe 3 asistime.

Arago, futbollisti i disa pozitave, 25 vjeç, gjatë një viti e gjysmë qëndrim, ka regjistruar 57 ndeshje (15/6), 1 gol dhe 7 asistime.

Jasharoski, sulmuesi 27 vjeç, me Prishtinën për një edicion ka regjistruar 21 paraqitje (8/13).

Selmani, sulmuesi i krahut, 19 vjeç, është futbollist i Shkollës së futbollit të FC Prishtina, por nuk ka asnjë paraqitje zyrtare me ekipin e parë, ndërsa në gjashtë muajt e fundit ishte huazim në Vushtrri. FC Prishtina falënderon të gjithë këta futbollistë duke mos ua harruar kontributin e dhënë për klub dhe të gjithëve u uron sukses në vazhdim të karrierës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat