‘Bombë’ nga Gjermania: Hummels po kthehet në Dortmund

Futboll

‘Bombë’ nga Gjermania: Hummels po kthehet në Dortmund

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 00:29
Matts Hummels

Borussia Dortmund është duke planifikuar rikthimin spektakolar të mbrojtësit gjerman, Matts Hummels nga Bayern Munchen.

Siç raporton ‘Bild’ ka pasur bisedime konkrete dhe Bayern ka dhënë dritën jeshile.

Shifra e transferimit pritet të sillet nga 15 deri 20 milionë euro plus bonuset.

Vendimi është raportuar edhe tek Hummels dhe të dy klubet kanë rënë dakord.

Tek Dortmund, Hummels do të ketë ulje të pagës. Në Bayern ai merr 12 milionë euro, kurse tek ‘Verdhë e zinjtë’ ai do të përfitoj nën 10 milionë euro.

Hummels ka luajtur për Dortmund nga viti 2008 deri me 2016-të. Ai aty fitoj dy herë kampionatin dhe një herë Kupën e Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat