“Shkoja në Francë për Zidanin, dua ta fitoj Championsin me Realin”

Futboll

“Shkoja në Francë për Zidanin, dua ta fitoj Championsin me Realin”

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 07:29
Eden Hazard

Ëndrra e Eden Hazard është që ta fitojë Ligën e Kampionëve me Real Madridin.

Një ëndërr i është realizuar Eden Hazardit, ai tashmë është lojtar i Real Madridit, diçka që thotë se “kam ëndërruar që një kohë të gjatë”.

Ai tashmë është prezantuar në “Santiago Bernabeu”.

Futbollisti, për të cilin “Los Blancos” derdhën mbi 100 milionë euro në arkat e Chelseas, zbriti në terrenin e stadiumit mitik madrilen të enjten mbrëma, me bluzën e skuadrës së tij të re, të cilën nuk ngurroi ta puthë, duke ngritur në peshë entuziazmin e tifozërisë.

Pas konferencës së parë si lojtar i Realit, tani Hazard ka dhënë edhe intervistën e parë për Real Madrid TV si futbollist i Los Blancos.

Duke treguar sërish që si fëmijë ka ëndërruar të luajë për Realin, ai foli për Ligën e Kampionëve.

“Champions League? Kam arritur në gjysmëfinale me Chelsean, por ende s’e kam fituar. Nuk e kam fituar kurrë, mendoj se është koha ime. Dua ta fitoj”, tha Hazard.

Çfarë do të thotë Zidane për ty?

“Kam nisur të shikoj futboll për të. Kam jetuar në Belgjikë, por shkoja në Francë për të. Tani do të punojmë së bashku dhe është një ndjenjë speciale. Dua që parasezoni të vijë sa më parë”.

Kujtimi i parë për Real Madridin si fëmijë?

“E mbaj mend kur Zidane shënoi vollej në finale (të Champions League) kundër Bayer Leverkusen”.

“Një mesazh për madrilenët… Përshëndetje të gjithëve. Dua të ju falënderoj për mikpritjen. Keni qenë fantastik dhe dua të ju shoh të gjithëve në Bernabéu për ndeshjen e parë në La Liga”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat