Brazil e kalon pa probleme testin e parë në ‘Kupë të Amerikës’ pa Neymar-in

Futboll

Brazil e kalon pa probleme testin e parë në ‘Kupë të Amerikës’ pa Neymar-in

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 08:39
Neymar, Coutinho

Brazili ka arritur të mposht me rezultat 3:0 Bolivinë në ndeshjen hapëse të ‘Kupës së Amerikës’.

Përkundër mungesës së Neymar, Coutinho udhëhoqi ‘Seleçaon’ në këtë ndeshje.

Ylli i Barcelonës ishte lojtari i ndeshjes duke shënuar dy gola. Në minutën e 50-të, Coutinho hapi llogarinë e tij nga penaltia.

Pas tre minutave, ai shfrytëzoi pasimin e Firminos për ta dyfishuar epërsinë.

Në minutën e 85-të, Everton pas një asistimi të Fernandinhos i dha goditjen e nokautit Bolivisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat