Barca në negociata me yllin e Dortmund, ofron 25 milionë euro

Futboll

Barca në negociata me yllin e Dortmund, ofron 25 milionë euro

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 08:52
Ilustrim

Skuadra e Barcelonës ka filluar negociatat me skuadrën e Borussia Dortmund për transferimin e portugezit, Raphael Guerreiro.

E përditshmja spanjolle ‘Sport’ shkruan se Barca ka ofruar maksimum 25 milionë euro për shërbimet e lojtarit.

Ylli portugez ka edhe një vit kontratë të mbetur dhe ka disa oferta për të, por Barca shihet si skuadra në ‘pole position’.

Ardhja e Guerreiro do të rriste konkurrencën për Jordi Alba, si dhe do t’i jepte Valverdes mundësi për ta pushuar ndonjëherë spanjollin.

Edhe vet Guerreiro më herët ka shprehur dëshirën për të kaluar në ‘Camp Nou’, kështu që Barca nuk pritet ta ketë të vështirë transferimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat