Lazio kërkon 50 milion euro për Strakoshan

Futboll

Lazio kërkon 50 milion euro për Strakoshan

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 09:49
Thomos Strakosha

Lazio i ka vënë çmimin Thomos Strakoshës.

Lazio i ka treguar dy klubeve londineze, Tottenham dhe Arsenal se duhet të paguajnë 50 milionë euro nëse duan transferimin e portierit, Thomas Strakosha, shkruan "Football.London".

Portieri i kombëtares shqiptare ka bërë 44 paraqitje për Lazion, duke arritur ta mbajë 13 herë të pastërt portën.

Çmimi i lartë pritet që të zbehë interesimin e skuadrave angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat