Kosova U19 humb miqësoren kundër Shqipërisë U19 

Futboll

Kosova U19 humb miqësoren kundër Shqipërisë U19 

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 11:02
Kosova U19 humb miqësoren kundër Shqipërisë U19 

Kombëtarja e Kosovës U19 për vajza e ka zhvilluar në Durrës një ndeshje miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë të kësaj grupmoshe, në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Kampionatit Evropian. Në një ndeshje me mjaft angazhim nga të dyja palët, në fund fitores iu gëzuan futbollistet kuqezi, me rezultat 4:1. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Shqipërisë, 2:0, e ku ndikim të madh në rënien e lojës tek ekipi ynë pati largimi nga loja i njërës prej futbollisteve më të mira, Sonita Cenaj për shkak të një lëndimi. Në vazhdim ishin futbollistet Dardane, të cilat e mbizotëruan lojën dhe arritën që pas vetëm shtatë minutash ta ngushtojnë diferencën, me golin e Anjeza Rexhepit. Mirëpo, dëshira e madhe e futbollisteve tona për të ardhur sa më shpejtë deri te barazimi, la hapësira në mbrojtje, gjë të cilën e shfrytëzuan futbollistet kuqezi, duke shënuar edhe dy gola tjerë, teksa futbollistet tona shpërdoruan 5-6 raste të mira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat