Ku mbetet Mavraj?

Futboll

Ku mbetet Mavraj?

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 11:31
Ku mbetet Mavraj?

Largimi i Mërgim Mavraj nga Ingolstadt pas rrëzimit të skuadrës bavareze në kategorinë e tretë është vetëm çështje kohe. Vështirë se mbrojtësi i kombëtares shqiptare i cili në merkaton e dimrit u transferua me shumë bujë te Ingolstadt do të pranojë të luajë në në ligën e tretë gjermane dhe transferimi në një tjetër skuadër është opsioni i vetëm për 33-vjeçarin kuqezi. Mavraj pëlqehet shumë nga drejtuesit e Greuther Furth, klubi i Bundesligës së dytë tek i cili mbrojtësi bëri shpërthimin e madh si futbollist. Lojtari është në kontakte e me drejtuesit e skuadrës verdhejeshile dhe me shumë gjasa edhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Bundesligën e dytë gjermane pasi pritet që të firmosë me Greuther Furth.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat