Super ylli shqiptar, Granit Xhaka ka deklaruar se do të jetë prezent në ndeshjen Angli – Kosovë, për ta mbështetur përfaqësuesen e Kosovës.
Xhaka po qëndron në Prishtinë këto ditë dhe sot do të jetë prezent në ndeshjen e “Yjeve” kundër skuadrës së Milot Rashicës.
Kjo ndeshje bamirësie organizohet nga komuna e Prishtinës dhe FFK-ja.
Ylli i Arsenalit ka treguar se do të jetë prezent në ndeshjen Angli – Kosovë, që do të zhvillohet në stadiumin e Southamptonit.
Ai ka folur edhe për mundësin e përballjes kundër Kosovës me kombëtaren e Zvicrës, duke thënë se do të ishte shumë vështirë por e ka detyrë për tu paraqitur.
“Ka qenë shumë vështirë kur kemi luajtur kundër Shqipërisë, në veçanti kundër vëllait por nëse na vjen rasti me lujt kundër Kosovës, është shumë vështirë. Prindërit i kam nga Prishtina, unë jam lindur në Zvicër por e ndjejë vetën si shqiptar. Me lujt kundër Kosovës do të jetë një ndjenjë e veçantë, e kemi detyrë me lujt”, deklaroi Xhaka.
Ndeshja e “Yjeve” zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim të orës 20:00.