Benfica kërkon sulmuesin e Interit

Futboll

Benfica kërkon sulmuesin e Interit

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 13:13
Benfica kërkon sulmuesin e Interit

Benfica është hedhur në sulm për të transferuar në Portugali sulmuesin e Interit, Andrea Pinamonti, i cili vjen pas një paraqitjeje fantastike në kampionatin botëror të U20-ës.

Sipas shtypit portugez, drejtuesit e Benficës kanë ofruar një shifër prej 15 milionë eurosh për kartonin e 20-vjeçarit, ndërsa Interi nga ana tjetër kërkon më tepër se kaq.

Zikaltrit kërkojnë 20 milionë euro dhe ruajtjen e të drejtës së riblerjes për 35 milionë euro, në dy sezonet e ardhshme, për të shmangur gabimin që bënë vitin e kaluar me Zaniolon.

Andrea Pinamonti mbylli sezonin në radhët e Frosinones, kiu arriti të shënojë edhe 5 gola, ndërsa tashmë ndiqet nga shumë klube italiane dhe europiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat