Edhe Saviçeviqi e zbuloi se C. Zvezda kishte gisht kundër Kosovës

Futboll

Edhe Saviçeviqi e zbuloi se C. Zvezda kishte gisht kundër Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 15 qershor 2019 Në ora: 13:35
Terziqi

Presidenti i klubit Cërvena Zvezda nga Beogradi, Zvezdan Terziq, klubi më famëkeq që njihet në shtetet e Ballkanit, goxha vapë i vije kur i drejtohet gishti nga ish bashkëlojtari i tyre, Dejan Saviçeviq, për skenarin e turpshëm që i bë Malit të Zi para sfidës (me 7 qershor) me Kombëtaren e Kosovës. Terziqi mundohet ta luajë rolin e një viktime dhe që asgjë nuk din, por deklaratat e presidentit të Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Saviçeviq, janë shumë të sakta dhe e din krejt se si u përgatit skenari që mos të luajnë Filip Stojkoviq e Mirko Ivaniq për Malin e Zi. Kjo ishte tradhtia më e madhe që iu Malit të Zi, sidomos Saviçeviqit nga shoku i tij, Terziq. “Terziq ka hedhur bombë atomike mbi futbollin malazez. Ne do t’i mbijetojmë kësaj bombe, por ai është një prej akterëve kryesorë në këtë histori” ka thënë Saviçeviq.

Duhet theksuar se me 8 qershor në gazetën kombëtare “Bota sot”, u bë publikua shkrimi em titull: A dhanë urdhër dhelprat serbe, Mërkella, Xhajiqi e Terziqi, që futbollistët mos të luajnë kundër Kosovës... Kjo po del e saktë, se drejtuesit e Zvezdës kishin gisht. “Një ditë do të del në shesh e vërteta, se futbollistët serb, që mbrojnë ngjyrat e Malit të Zi, Mirko Ivaniq dhe Filip Stojkoviq, nga cilët zyrtarë janë urdhëruar që mos të paraqiten kundër Kosovës.

A qëndrojnë në prapavijë Mitar Mërkella, drejtor sportiv dhe Zvezdan Terziq, drejtor gjeneral i Cërvena Zvezdës, të dirigjuar nga Dragan Xhajiqi, që fshihet si dhelpër! Ivaniq dhe Stojkoviq janë lojtar të Zvezdës, të cilët mu në ditën kur duhej të luanin kundër Kosovës ndërruan mendje.  Klubi beogradas njihet me qëndrime antishqiptare dhe hiq më larg se në vitin 2018, me 30 nëntor, Xhajiqi, Mërkella e Terziqi ishin në një pjesë të Mitrovicës dhe përkrahën protestat e serbëve të Kosovës”, kështu raporton “Bota sot” me 8 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat