Në Milanin e madh njeriu që e goditi shqelm milicin ish jugosllav 

Futboll

Në Milanin e madh njeriu që e goditi shqelm milicin ish jugosllav 

Nga: Kemajl Goca Më: 15 qershor 2019 Në ora: 14:27
Në Milanin e madh njeriu që e goditi shqelm milicin ish jugosllav 

Po kush nuk e njeh Zvonimir Bobanin, ish futbollistin e Dinamos së Zagrebit dhe të kombëtares së Kroacisë, ndryshe bashkëlojtar edhe i Kujtim Shalës në Dinamo dhe i Ardian Koznikut në kombëtaren e Kroacisë.

Ndeshja Dinamo – C. Zvezda, nuk harrohet, që vlonte tërë stadiumin Maksimir dhe qytetit i Zagrebit, nga përleshja masive mes tifozëve Bad Blue Boys (BBB) të Dinamos dhe “Delija” famëkeqe të Cërvena Zvezdës së Beogradit.

Dhunë në fushë pikërisht me 13 maj të vitit 1990! Në një moment Bobanit i vloi gjaku aq shumë sa nuk duroi dhunën e milicit ish jugosllav dhe në stilin e kick-boksierit e godet shqelm, duke e lënë të dërrmuar! Ky ish futbollist tani është në Milanin e madh. 

Ditën e djeshme Zvanimir Boban u zyrtarizuar si drejtues i Milanit përkrahë Maldinit dhe Gazidis. 
Kroati është një legjendë e klubit kuq e zi dhe Paolo Maldini e dëshironte me çdo kusht në krah të tij.

Boban e pranoi ofertën dhe nisi direkt punën. Sipas “Sportmediaset.it” 50-vjeçari ka piketuar futbollistin e Dinamo Zagrebit, Nikola Moro.

Nikola Moro 21-vjeçari luan si mesfushor i avancuar në krahun e djathtë, por bën shumë mirë edhe në krahun e majtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat