Leonardo synon Donarumman dhe Milinkovic – Savic

Futboll

Leonardo synon Donarumman dhe Milinkovic – Savic

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 17:01
Donarumma

U rikthye pas një viti në PSG dhe tani synon menjëherë përforcime.

Fjala është për brazilianin Leonardo, i cili duket se do ta marrë me vete edhe dikë tjetër nga Italia.

Synimi i parë mbetet Donarruma, derisa ai kryesori është fantazisti i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.

Leonardo, që kreu funksionin e drejtorit sportiv të Milanit këtë edicion, do të mundohet që ta përforcojë edhe më skuadrën kampione të Francës.

Ende nuk dihet sesa do të kushtojnë dy transferimet, megjithatë nëse ndodh kalimi i Mbappes në Real Madrid, atëherë “Fair-Play” financiar nuk do të jetë problem për parisienët.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat kur do të hapet edhe afati kalimtar i verës, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat