Ja pse po vonohet kaq shumë emërimi i Sarrit te Juventusi

Futboll

Ja pse po vonohet kaq shumë emërimi i Sarrit te Juventusi

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 17:25
Maurizio Sarri

Ngecja në negociata për emërimin e Maurizio Sarrit si trajner të Juventusit është për shkak se Derby County i ka ofruar kontratë të re Frank Lampardit.

Situata është zvarritur tash e një muaj dhe Juve nuk mund ta punësojë formalisht Sarrin derisa ta përfundojë kontratën aktuale me marrëveshje të përbashkët.

Kjo po del të jetë shumë më e vështirë se që ishte pritur, me raportet nga Italia që po potencojnë se Chelsea do ta lirojë italianin me kompensim 2 milionësh, ndërsa burimet nga Anglia thonë se ata kërkojnë 7-12 milionë.

Mirëpo, përveç kësaj, problem po del të jetë fakti se Derby County i ka ofruar kontratë të re trajnerit Lampard, i cili është zgjedhja e parë për ta zëvendësuar Sarrin në “Stamford Bridge”.

Nëse “Të Kaltërit” nuk arrijnë të gjejnë zgjidhjen e duhur, atëherë do ta mbajnë ish-teknikun e Napolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat