Suarez: Kam vuajtur shumë, mohoja realitetin mes lotëve dhe psikologëve

Futboll

Suarez: Kam vuajtur shumë, mohoja realitetin mes lotëve dhe psikologëve

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 18:41
Luis Suarez

"Nuk e pranoja realitetin, kur gruaja ime më pyeste i thoja se kishte qenë vetëm një përplasje gjatë ndeshjes". Luis Suarez kthehet të flasë pesë vite pas kafshimit ndaj Giorgio Chiellini-t gjatë ndeshjes së luajtur në  Botërorin e 2014-ës me Italisë dhe Uruguait. 

"Kam kërkuar ndihmën e psikologëve dhe kjo më ka ndihmuar shumë të pranoja gabimet dhe të rritesha, - ka thënë  ai në një intervistë për Fox Sports. - Kam vuajtur shumë, kam qenë me të vërtetë keq, për gruan time, fëmijët dhe shokët e skuadrës". 

Sulmuesi i Barcelona-s ka kujtuar se ai gjest i bërë kundër mbrojtësit italian ka pasur pasoja dërrmuese, jo vetëm për ndëshkimin e marrë (4 muaj skualifikim dhe 9 ndeshje i pezulluar me kombëtaren) dhe dëmin ekonomik (rreth 350 mijë euro gjobë dhe humbja e marrëveshjes me Adidas), por edhe në aspektin psikologjik.  

"Jam trajtuar në mënyrë çnjerëzore. Kisha nënshkruar me Barcelona-n dhe nuk u bë as prezantimi. Mendoja se karriera ime ishte drejt fundit". Gjithsesi, Suarez është mirënjohës për mundësinë që i dha Barça: "Ka qarë gjithë ditën pasi më telefonuar për të nënshkruar kontratën".  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat