Mbappe, synimi i radhës i Real Madridit

Futboll

Mbappe, synimi i radhës i Real Madridit

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 22:13
Kylian Mbappe

Real Madridi vazhdon të jetë goxha aktiv në tregun e transferimeve.

Deri më tani ka siguruar blerjen e Hazardit, Mendyt e Jovic, derisa nuk e ka ndërmend të ndalet edhe më tutje.

Kjo pasi, rezultati i edicioneve të kaluara, ku madrilenët nuk e arritën asnjë titull, po e detyron presidentin galaktik, Florentino Perez që ta përforcojë maksimalisht skuadrën për sezonin e ri.

Dhe padyshim se synimi kryesor mbetet ai që u kërkua më së shumti nga tifozët gjatë prezentimit të belgut Hazard, Kylian Mbappe.

Gjatë gjithë kohës, tifozët “merengues” brohorisnin emrin e Mbappes, andaj edhe Perez i ka përvjelur mëngët dhe do të synojë maksimalisht që ta tranferojë futbollistin francez.

Për të, klubi nga kryeqyteti iberik është i gatshëm që të shpenzojë deri 200 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat