Befasia e mbrëmjes: Tifozi futet në fushë dhe ia puthë këmbën Granit Xhakës

Futboll

Befasia e mbrëmjes: Tifozi futet në fushë dhe ia puthë këmbën Granit Xhakës

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 22:17
Tifozi futet në fushë dhe ia puthë këmbën Granit Xhakës

Përballja mes ekipit të Granit Xhakës dhe atij të Milot Rashicës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ kanë dhuruar emocione të paharruara për tifozët e futbollit.

Më shumë se pesë mijë tifozë, ishin të pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen humanitare të organizuar nga Xhaka dhe Rashica, për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës.

Një nga momentet më interesante të kësaj sfide, hyrja në fushë e një tifozi, i cili vrapoi në drejtim të Granit Xhakës, të cilit edhe ia puthë këmbën.

Kujtojmë se Granit Xhaka, ka shumë tifozë në Kosovë, dhe ky gjest nuk është për t’u befasuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat