Shtypi spanjoll përfshin Immobile-n në skandalin e trukimeve

Futboll

Shtypi spanjoll përfshin Immobile-n në skandalin e trukimeve

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 09:42
Immobile

"Duke iu referuar lajmeve që kanë dalë në disa media, sipas së cilave emri i klientit tim është përmendur gjatë përgjimit të disa bisedave telefonike të bëra mes disa personave të përfshirë në trukimin e ndeshjeve në Spanjë, Ciro Immobile përgënjeshtron kategorikisht çdo përfshirje të mundshme". 

Kjo ka qenë komunikata për shtyp e Paolo Rodella-s, avokati i sulmuesit të Lazio-s, i cili është përfshirë nga shtypi spanjoll në  "Operacion Oikos", hetimi mbi trukimin e mundshëm të ndeshjeve të La Liga-s dhe La Liga 2, që ka çuar tek arrestimi i disa drejtuesve dhe disa futbollistëve.  

Sipas "AS", "Marca" dhe "El Pais", që kanë publikuar disa pjesë të përgjimeve, emri i Immobile përmendet në një bisedë mes Aranda-s (ish-futbollist spanjoll i hetuar bashkë me kolegun Raul Bravo) dhe një italiani, Mattia Mariotti, i përfshirë në biznesin e lojërave të fatit ilegale, i cili flet për Immobile-n si të ishte një klient i tij i rregullt. 

Sipas raportit të policisë spanjolle të cituar nga shtypi iberik, Mariotti, gjatë një bisede të zhvilluar me Aranda-n më 2 prillin e 2019-ës, ka deklaruar edhe se mund të kontaktonte tre lojtarë të Frosinone-s, skuadër që më pas ra në Serinë B, për të trukuar një ndeshje të kampionatit. 

Operacioni, siç lexohet në raport, përfshin "futbollistë prestigjioz, si Ciro Immobile, i cili luan me kombëtaren e Italisë". Në dokument lexohet edhe se Mariotti është një njeri i besuar i Aranda-s dhe dyshohet se transporton para nga Malaga në Romë dhe anasjelltas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat