Sarri te Juve? Babai i trajnerit zbulon problemin

Futboll

Sarri te Juve? Babai i trajnerit zbulon problemin

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 09:45
Maurizio Sarri

I pyetur nga youtuberi juventin Giacomo Carolei, në mision në Figline Valdarno, babai i trajnerit Maurizio Sarri, nëpërmjet dy batutave ka bërë përditësimin më të fundit në lidhje me situatën mes teknikut, Chelseas dhe Juves.

“Chelsea nuk e ka lënë ende të lirë. Nuk e di se kur do të mësohet diçka konkrete. Madje nuk e di as ai vetë. Juve? Unë shpresoj që ai të rikthehet në Itali”, deklaroi Amerigo Sarri, babai i ish-trajnerit të Napolit, i mirinformuar në lidhje me situatën e të birit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat