Një adoleshent çmend Barcelonën, gati t'i besojnë mesfushën

Futboll

Një adoleshent çmend Barcelonën, gati t'i besojnë mesfushën

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 10:09
Harvey Elliott

Barcelona po mendon për të ardhmen dhe ka hedhur sytë nga Harvey Elliott. Futbollisti i ri i Fulham-it do të largohet nga klubi aktual këtë verë dhe katalanasit janë gati ta afrojnë në skuadër. 

Elliott u bë lojtari më i ri në histori të Premier Leagues duke debutuar në moshën 16 vjeçare dhe 30 ditë. Mesfushori është i talentuar dhe kërkon të largohet nga skuadra aktuale për të bërë një tjetër hap pozitiv në karrierë. 

Ai mund të largohet me parametra zero, prandaj Barcelona ka hedhur sytë për ta rrëmbyer së bashku me klubin gjerman të RB Leipzig-ut. Katalanasit mund ta afrojnë me skuadrën e parë dhe t'i japin minuta me Barcelonën B duke shpresuar se mund të gjejnë Iniesten e ri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat